I VEÇANTË
Dardani, hajmali për Kosovë
18 May, 2016 @18:31
Dardan Berisha është duke e kaluar stinorin e katërt në Kosovë, prej se është rikthyer nga Polonia ku ka luajtur për skuadra të ndryshme nga ai vend.
Basketbollisti në fjalë ishte rikthyer te ish skuadra e tij, Peja, në stinorin 2012/13, me të cilën ishte shpallur kampion në atë stinor, para se të transferohej te Sigal Prishtina.
Me ekipin bardhekaltër Dardani është duke kaluar stinorin e tretë dhe njëkohësisht është vetëm një fitore larg për ta përjetuar titullin e tretë me këtë skuadër.
Shkurt e shqip, Berisha prej se është rikthyer në Kosovë, në fund të stinorit gjithmonë ka festuar titullin e kampionit, pavarësisht se për cilën skuadër ka luajtur.
Se a do ta arrijë ta vazhdojë këtë traditë, mbetet të shihet pas ndeshjes së fundit të serisë finale që do të luhet të shtunën në Karagaç, në palestrën ku e ka filluar karrierën basketbollistike.