INFORMATORI
€150 gjobë nga ndeshja e katërt finale
18 May, 2016 @13:55
Pas barazimit të serisë 2-2 në finalen e Play-Offit të Superligës, është regjistruar vetëm një gjobë nga Komesari i Garave të FBK-së.
Në raportin e publikuar te Informatori Nr. 36 i këtij stinori për Superligë, Komesari i Garave ka bërë të ditur se trajneri i Pejës Branimir Pavic gjobitet me 150 euro, për shkak të sjelljes josportive të Drilon Hajrizit.
“Drilon Hajrizi për sjellje josportive u ndëshkua me gabim teknik dhe pasi që gabimi teknik ka qenë i gjashti i tij personal, ai i është regjistruar bankës, pra trajnerit Branimir Pavic, që konform nenit 50 të Propozicioneve të Garave, dënohet me 150 euro,” ka bërë të ditur Informatori 36 i Superligës.
Gjyqtar kryesor i takimit të katërt të serisë finale ka qenë kroati Tomislav Hordov, ndërsa janë regjistruar 3 mijë shikues në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në këtë ndeshje.