PLAY OFF FINALJA

BOROZANI/ Blendi Krasniqi
Prishtina bindëse, kampioni shpallet në Karagaç
17 May, 2016 @21:03
Seria finale e Play Offit është barazuar në 2-2 me fitoren e sontme të Sigal Prishtinës në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Ndryshe nga ndeshja e fundit në Karagaç, Prishtina tregoi lojë shumë më të mirë, duke pasur epërsi që nga fillimi i ndeshjes me anë të pikëve të Dardan Berishës.
Prishtina e përmbylli çerekun e parë me tre pikë epërsi 19-16, ndërsa në gjysmë të çerekut të dytë epërsia u bë dyshifrore.
Nga ai çast, dallimi gjithmonë mbeti me pikë dyshifrore, derisa maksimumi u arrit kah fundi i cerekut të tretë, kur Prishtina pati 26 pikë më shumë se Peja, 61-35.
Peja e filloi çerekun e fundit pa Drilon Hajrizin, që u ndëshkua me 5 gabime personale, sikurse edhe Kevin Burwell që shkaktoi gabimin e pestë qysh në minutën e parë të çerekut të katër.
Në mungesë të tyre dhe epërsisë së thellë, Prishtina e priti finishin e qetë, për fitoren me rezultat 80-55.
Rezultati i serisë finale të Play Offit
Te ekipi nga kryeqyteti në këtë ndeshje u rikthyer basketbollisti amerikan, Mohamed Abukar, i cili nuk kishte luajtur në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, ndërsa takimin e sotëm e përmbylli me 6 pikë.
Koshashënuesi më i mirë i takimit ishte Dardan Berisha që shënoi 24 pikë, kurse te Peja u dallua Alban Veseli me 13 pikë.
Në Karagaç, finalja e serisë finale
Në fundjavë do të zhvillohet edhe ndeshja e pestë dhe e fundit e serisë finale të Play Offit, ku kampioni i Kosovës do të mësohet pas ndeshjes që do të luhet në palestrën Karagaçi.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Peja | ||
Çereku i parë | 19 | 16 | |
Çereku i dytë | 20 | 13 | |
Çereku i tretë | 22 | 8 | |
Çereku i katërt | 19 | 18 | |
Kërcime | 39 | 28 | |
Asistime | 20 | 14 | |
Bllokada | 4 | 0 | |
Topa të vjedhur | 4 | 4 | |
Topa të humbur | 14 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 12/29 | 8/30 | |
Tentime nga loja | 26/56 | 19/63 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 16/23 | 9/19 |
KB SIGAL PRISHTINA
1 | Dardan Berisha | 24 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
2 | Stanimir Marinov | 14 pikë | 1 kërcim | - |
3 | Andrew Warren | 12 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Edmond Azemi | 10 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Jason Washburn | 8 pikë | 10 kërcime | 3 bllokada |
6 | Mohamed Abukar | 6 pikë | 1 asistim | - |
7 | Gerti Shima | 3 pikë | 6 kërcime | - |
8 | Willie Kemp | 2 pikë | 6 kërcime | 8 asistime |
9 | Gazmend Sinani | 1 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Rinor Peci | 0 pikë | 1 asistim | - |
11 | Mërgim Jakupi | - | - | - |
KB PEJA
1 | Alban Veseli | 13 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
2 | Fisnik Rugova | 12 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
3 | Nenad Delic | 12 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Ronald Davis | 8 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Drilon Hajrizi | 6 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Kevin Burwell | 4 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
7 | Leonard Mekaj | 0 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
8 | Rron Grapci | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Samir Zekiqi | - | - | - |
10 | Burim Zekiqi | - | - | - |
11 | Art Hajdari | - | - | - |
12 | Beqë Kovaçi | - | - | - |