THUNDER HITS WARRIORS
Rrufeja godet kampionin
17 May, 2016 @8:46
Oklahoma City Thunder ka marrë ndeshjen e parë të serisë finale të Konferencës Perëndimore.
Kampioni aktual dhe ekipi me rekordin më të mirë të stinorit të rregullt në histori të NBA-së, Golden State Warriors, është ndarë kokulur nga ndeshja e parë finale e Konferencës Perëndimore.
Durant-Westbrook me double-double
Oklahoma City Thunder është treguar shumë e mirë në çerekun e fundit të ndeshjes, ndërsa dyshja Russell Westbrook e Kevin Durant kanë shkëlqyer për të marrë epërsinë e serisë 1-0, pas fitores 108-102.
Westbrook përfundoi takimin me double-double prej 27 pikëve dhe 12 asistimeve, ndërsa Durant me double-double të 26 pikëve dhe 10 kërcimeve.
Te Thunder, pikë dyshifrore shënuan edhe Steven Adams 16, Serge Ibaka 11 dhe Dion Waiters 10.
Curry u ndal në 26
Te kampioni, Stephen Curry u ndal në 26 pikë e 10 kërcime, kurse Klay Thopson shënoi një pikë më pak se ai. Dryamond Green kontribuoi me 23 pikë.
Fitorja e sotme i jep epërsi Oklahomës 1-0. Dueli i radhës luhet përsëri te Warriors në mëngjesin e 19 majit.