TALENTI

nba.com
Rookie i vitit: Karl-Anthony Towns
17 May, 2016 @10:25
Talenti i Minnesota Timberwolvesit, Karl-Anthony Towns, është zgjedhur Rookie i vitit në NBA.
Towns, prej 130 votuesve, i fitoi të gjitha votat dhe u bë lojtari i pestë që e arriti këtë, derisa më parë kishin fituar edhe Damian Lillard e Blake
Griffin në këtë mënyrë.
Vendin e dytë e morri lojtari i New York Knicksit, Kristaps Porzingis, derisa në pozitën e tretë u rendit lojtari nga Denver Nuggets, Nikola Jokic.
I draftuari në pozitën e parë në vitin 2015, Karl-Anthony Towns, këtë stinor nuk mungoi në asnjë ndeshje, derisa luajti në 82 ndeshje në pesëshen e
parë për T-wolves. Përveç tij, këtë e kanë arritur deri më tani 7 lojtarë në histori të NBA-së.
Towns, gjatë stinorit kishte një mesatare prej 18.3 pikëve, 10.5 kërcimeve e 1.7 bllokadave për ndeshje, ndërsa lojtari në fjalë, ka luajtur me saktësi
prej 54% të shutit dhe ishte i saktë 81% nga gjuajtjet e lira.
Anthony, gjithashtu arriti t’i regjistrojë 51 double-double gjatë stinorit, derisa më shumë se ai kanë bërë vetëm Russell Westbrook e Andre Drummond.