Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - PEJA

Dardani i papërmbajtshëm, Peja rimerr kreun

Dardani i papërmbajtshëm, Peja rimerr kreun


17 December, 2020 @16:50

Pas humbjes nga Vëllaznimi xhiron që e lamë pas, Peja fitoreve i është rikthyer në takimin e luajtur ndaj Prishtinës në kryeqytet.

Dy rivalët e kahmotshëm të basketbollit kosovar sot nuk dhuruan ndonjë ndeshje spektakolare si dikur, por që megjithatë minutat e fundit të ndeshjes ishin interesante.

Përkundër epërsisë pejane pas 3 çerekëve të parë, një çerek i katërt mjaft i mirë i prishtinasve e ngushtoi rezultatin deri në 3-4 pikë në minutat e fundit, mirëpo pejanët nuk lejuan befasi dhe takimin e mbyllën me fitore.

Në fund, takimi u mbyll me rezultat 89-94 në të mirë të Pejës.

TABELA AKTUALE

Dardan Berisha ishte i papërmbajtshëm te Peja sonte.

Ai luajti me 38 pikë, 5 kërcime, 4 vjedhje të topit e 3 asistime, ndërsa u ndihmua edhe nga Marko Perovic (21 pikë) dhe Drilon Hajrizi (20 pikë).

Te Prishtina, Fisnik Rugova me 28 pikë, 11 kërcime e 5 asistime ishte më i dalluari. Pas tij, më i miri te kryeqytetasit ishte Edmond Azemi me 25 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.

Me këtë fitore, Peja e riktheun kreun, të cilin dje e mori Rahoveci përkohësisht, kurse për Prishtinën e sotmja është humbja e tretë rresht në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga