NË ÇEKI
Dardani më shumë pikë se minuta në lojë
13 January, 2018 @20:38
Në fitoren e radhës të ekipit të tij Nymburk, në kuadër të elitës çeke të basketbollit, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha për 11 minuta lojë ka shënuar 13 pikë në triumfin 101-75 ndaj Opavës.
Përveç pikëve të shënuara, Dardani ka kontribuuar edhe me 5 asistime dhe 3 kërcime në këtë fitore të ekipit të tij, derisa ka përfunduar ndeshjen me efiçencë +11.
Kjo ka qenë fitorja e 16 e ekipit të Nymburkut në po aq ndeshje në elitën çeke, duke qenë lider të pakontestueshëm në këtë vend aktualisht.