KERASAN PRISHTINA - YLLI
Ylli e hap pranverën me fitore
13 January, 2018 @16:52
Skuadra e Yllit, e hapi pjesën pranverore të stinorit me fitore, duke e mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 115-95.
Përveç çerekut të parë që përfundoi me rezultat të barabartë 31-31, Ylli ishte në epërsi në vazhdimin e ndeshjes dhe arriti të kthehet me fitore në shtëpi.
Gjashtë lojtarë te Ylli, shënuan pikë dyshifrore, ndërsa prej tyre më së shumti u dalluan Michael Harmon me 24 pikë e 7 asistime, Arif Mehmetaj me 24 pikë e 15 kërcime dhe i posa ardhuri Dragan Sekelja që luajti me 20 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.
Te Kerasan Prishtina u dallua Kujtim Ujkani me 24 pikë e 9 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 9 e stinorit për Yllin, që aktualisht i ka 24 pikë.