REPREZENTUESI I KOSOVËS
Jaren Sina në ProB të Francës
13 January, 2018 @15:22
Reprezentuesi i përfaqësueses së Kosovës, Jaren Sina, pasi që u nda me ekipin e tij të deritashëm, Rapla, ka kaluar në ligën e dytë të basketbollit të Francës.
Basketbollisti 23 vjeçar, që luan në pozitën e playmakerit, ka nënshkruar marrëveshje me ekipin e Blois Basket, të cilët janë në pozitën e tretë të ProB ligës së Francës (kategori e dytë) me bilanc 10-3 aktualisht.
Ekipi drejtohet nga trajneri Mickael Hay, ndërsa në ndeshjen e radhës luan ndaj Poitiersit, ku pritet të debutojë edhe Sina.
Ekipi i Boils Basket ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së Benjamin Monclarit, që do të mungojë për dy muaj për shkak të lëndimit, ka bërë që ekipi të angazhojë një mbrojtës tjetër në ekip, ku është përzgjedhur Sina, 185 centimetra i gjatë.