E FUNDIT

Dardani ndahet me KB Peja
11 August, 2022 @12:34
Përmes një njoftimi të lëshuar para pak çastesh në llogaritë e tij personale të rrjeteve sociale, basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë KB Peja për edicionin 2022/23.
Dardani, qe disa vite është pjesë e ekipit verdhezi, të qytetit të tij, mirëpo kësaj radhe pritet që të shënojë pikë kundër ekipit të tij në Karagaç.
Sipas informatave të pakonfirmuara, ai pritet t’i bashkangjitet ish-ekipit të tij, KB Prishtina, mirëpo për saktësinë e kësaj informate duhet pritur konfirmim nga bardhekaltërit.
Përndryshe, Dardani në vitet e fundit me KB Peja fitoi Kupën e Kosovës dhe titullin e Ligës Unike.
“Të dashur qytetarë te Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit,
Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës.
Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më perkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshmë dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija.
Më Respekt Dardani!”