HUMBJA E PARË
Darussafaka befason CSKA-në
16 November, 2016 @20:20
Atë që nuk arritën të bënin skuadrat tjera në gjashtë javët e para, arriti ta bëjë skuadra turke Darussafaka, e cila e mposhti kampionin aktual CSKA Moskën me rezultat 91-83.
Turqit startuan furrishëm ndeshjen, duke e kapur një seri prej 13-0, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes nuk e lëshuan epërsinë, edhepse në fund CSKA-ja u afrua shumë, por megjithatë nuk arriti të kalojë në epërsi.
James Anderson, ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra e trajnerit David Blatt, i cili luajti me 20 pikë, derisa ishte i saktë 5 herë në nëntë tentimet e tija nga vija e treshit.
Te kampioni aktual, françezi Nando De Colo, luajti me 17 pikë e 7 asistime, por që nuk mjaftuan për t’u shmangur nga humbja e parë e stinorit.
Kjo ishte humbja e parë e CSKA Moskës, pas 7 xhirove, derisa Darrusafaka e regjistroi fitoren e pestë krahas dy humbjeve që i ka.