FIBA EUROPE CUP
Peja pranë eliminimit
16 November, 2016 @19:43
Pas eliminimit të Sigal Prishtinës, edhe Peja ka humbur gjasat për më tepër në FIBA Europe Cup - në stinorin debutues të saj aty. Në fakt Peja ka saktësisht 10% mundësi për të kaluar tutje pas kësaj ndeshjeje të humbur.
Pejës i është dashur sonte fitorja ndaj AEK-ut për të shpresuar për më shumë, por ekipi i drejtuar nga maqedoni Aleksandar Todorov, nuk ka arritur t’i bëj ballë qipriotëve përkundër startit tepër të mirë (11-17 çer. I).
Peja ra nga loja në çerekun e fundit të ndeshjes (32-17 çer. IV), kur AEK krijoi avantazh të mjaftueshëm për të shënuar fitoren e parë në grup, 81-64.
Humbja e sontme domethënë ‘gati eliminim’ për Pejën dhe ndeshja e radhës do të jetë ndeshje prestigji për verdhezinjtë.
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1. Cluj (RUM) | 4-0 | ||
2. Gaziantep (TUR) | 3-1 | ||
3. Peja (KOS) | 1-4 | ||
4. AEK (QIP) | 1-4 |
AEK PETROLINA
1 | S.Goodwin | 25 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
2 | T.Thomas | 21 pikë | 3 kërcime | 4 asitime |
3 | A.Harris | 13 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
4 | A.Sizopoulos | 7 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
5 | G.Palalas | 4 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
6 | T.Biggs | 4 pikë | - | - |
7 | T.Petrovic | 3 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
8 | P. Trisokkas | 3 pikë | 4 kërcime | - |
9 | I.Panteli | 1 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
KB PEJA
1 | Lamarcus Reed | 17 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
2 | Salih Nuhanovic | 11 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
3 | Alban Veseli | 10 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
4 | Noah Dahlman | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
5 | Mirza Ahmetbasic | 6 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Leonard Mekaj | 5 pikë | - | 3 asistime |
7 | Kevin Burwell | 3 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
8 | Makim Yvshin | 2 pikë | - | - |
9 | Rron Grapci | - | 2 kërcime | 1 asistim |