Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENASIT NË BULLGARI - GJATË JANARIT

Datat e reja, Bashkimi dy ndeshje në Bullgari

Foto: KBBashkimi/fb

Datat e reja, Bashkimi dy ndeshje në Bullgari


21 December, 2022 @1:55

Skuadra e Bashkimit, që pas pamundësisë së marrjes së vizave për të luajtur ndeshjet në Bullgari ndaj dy ekipeve bullgare në kuadër të BIBL, ka aranazhuar datat e reja për të luajtur duelet atje.

Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e BIBL, ndërsa aty shkruan se Bashkimi do të luajë me 10 janar 2023 duelin ndaj Levskit në Sofje të Bullgarisë, ndërsa dy ditë më vonë do të ndeshet edhe me Beroen. Me këta të fundit ndeshja luhet në Stara Zagora.

Bashkimi nuk ka nisur fare mirë BIBL këtë stinor, ndërsa në tri ndeshjet e para ka pësuar tri herë. Prizrenasit këtë vit në BIBL e mbyllin në ndeshje me ekipin më të fortë në ligë sivjet, Hapoel Beer Shevan, me të cilët luajnë në Sezai Surroi më 27 dhjetor 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League