PAS NDESHJES

Davitkov: Gjithçka shkoi tmerrësisht keq
28 February, 2021 @21:03
Trajneri i Pejës, Jordancho Davitkov, shprehu zhgënjimin e tij pas humbjes deklasuese sot ndaj Vëllaznimit.
Davitkov në deklaratën e tij pas ndeshjes pranoi se ekipi i tij luajti dobët dhe pa energji.
“Ishte ndeshje shumë e dobët. Në pjesën e parë kishim vetëm dy shënime prej 24 tentimeve për tri pikë, që është e tmerrshme. Nuk mund të fitojmë nëse luajmë kështu. Luajtëm pa energji, kjo mund të shihej edhe nga jashtë. Duhet t’i përmirësojmë gabimet. Edhe Dardani u lëndua në çerekun e parë dhe gjithçka shkoi në mënyrë të tmerrshme për ne. Uroj Vëllaznimin për fitore dhe ne do të shikojmë të përmirësohemi në ndeshjet e radhës,” tha ai.