Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Dea Pushkolli nënshkruan me The Duquesne Dukes në SHBA

Foto: FBK

Dea Pushkolli nënshkruan me The Duquesne Dukes në SHBA


16 November, 2021 @15:43

Basketbollistja e talentuar kosovare, Dea Pushkolli, ka nënshkruar kontratë zyrtare me The Duquesne Dukes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, skuadër kjo që ndodhet në Pitsburg të Pensilvanisë dhe garon në NCAA divizionin e parë të basketbollit në kategorinë e femrave,

Më herët gjatë karrierës së saj, 17-vjeçarja Pushkolli ishte pjesë e skuadrës Rock HS në Florida, ndërkohë që ka qenë vazhdimisht pjesë e grupmoshave të përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Së fundi ishte pjesë e Kosovës U20 në FIBA European Challenger që u mbajt në Maqedoni të Veriut.

Sa i përket hapave të saj të parë në karrierë, Dea ka filluar karrierën e saj te skuadra prishtinase M-Junior, për të kaluar më pas te Prishtina, e më pas në SHBA.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme u bë e ditur që edhe basketbollistja tjetër e talentuar nga Kosova, Astera Tuhina, ka nënshkruar kontratë me skuadrën Washington State, gjithashtu në SHBA.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja