SENEGALEZI DEBUTOI

Debutim bindës i Faye në Superligë
4 November, 2021 @19:07
Basketbollisti i ri i Prishtinës, Biram Faye, ka debutuar sot në Superligë dhe atë në derbi ndaj Pejës në Karagaç, duke kontribuuar direkt në fitoren e ekipit të tij.
Qendra senegaleze ka shënuar 19 pikë për 25 minuta e 10 sekonda sa qëndroi në parket, duke regjistruar edhe tetë kërcime, një top të rrëmbyer dhe një bllokadë.
Faye luajti ndeshjen e parë të Prishtinës ndaj Beroes në BIBL javën e kaluar, ndërsa sot bëri debutimin e tij në Superligë.