Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - PRISHTINA

Prishtina i hakmirret Pejës, fiton derbin në “Karagaç”

Prishtina i hakmirret Pejës, fiton derbin në “Karagaç”


4 November, 2021 @18:57

Në derbin e luajtur në “Karagaç”, fitues doli Prishtina duke e mposhtur Pejën me rezultat 86-93.

Në të gjitha çerekët e ndeshjes, edhe pse rezultati ishte i ngushtë, por Prishtina nuk e lëshoi epërsinë dhe hakmirret nga skuadra pejane, pasi që në ndeshjen e parë kishin pësuar.

Wendell Mitchell ishte më i miri te Prishtina me 24 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Lejson Zeqiri me 18 pikë e 7 kërcime dhe Biram Faye i cili debutoi në Superligë me 19 pikë e 8 kërcime.

Te Peja më i daluari ishte Dardan Berisha që u rikthue nga lëndimi. Ai luajti me 27 pikë, kurse edhe Stephen Maxwell ishte ndër më të mirët me 26 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Prishtina tani ka bilanc prej 5 fitoreve e 4 humbjeve dhe gjendet në pozitën e katërt, kurse Peja me 6 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e dytë në Superligë.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Bashkimin, derisa Peja me Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga