Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Dee Franklin largohet nga KB Prizreni

Dee Franklin largohet nga KB Prizreni


4 October, 2022 @22:06

Basketbollisti amerikan Dee Franklin është larguar nga KB Prizreni, edhe zyrtarisht ka bërë të ditur ekipi i tij i deritashëm. Në dy përbaljet ku gjeti minuta, Franklin luajti mesatarisht 13 minuta për ekipin e tij duke shënuar 6.5 pikë për ndeshje, 0.5 asistime dhe 2.5 kërcime për ndeshje.

“Me marrëveshje të dyanshme KB Ponte Prizreni dhe basketbollisti amerikan Dee Franklin ndajnë rrugët. Klubi falenderon lojtarin për angazhimin dhe i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës,” ka bërë të ditur ekipi sot.

Prizreni pas startit jo të mirë të stinorit, duke u mposhtur nga Trepca reagoi duke e sjellë ish-lojtarin Franklin në ekip. Por, si duket kësaj radhe bashkëpunimi shkoi ngushtë dhe kështu ai u nda nga skuadra shpejt, duke regjistruar vetëm dy paraqitje për ekipin.

Pas katër ndeshjeve të para të stinorit, KB Prizreni ka bilans prej 2 fitoreve dhe 2 humbjeve në Superligë. Në xhiron e radhës ekipi i Prizrenit udhëton drejt Rahovecit për tu përballur me vreshtarët e drejtuar nga Muhamed Thaçi në ndeshjen e javës së pestë të elitës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga