NGA INFORMATORI I SUPERLIGËS
Dënimet e xhiros së shkuar
14 November, 2015 @15:46
Për ndeshjet e xhiros së kaluar dhe ato të mbetura të zhvilluara në javën që shkoi, Komesari i Garave të Superligës, Bajrush Ademi, ka bërë të ditur dënimet në Informatorin Nr. 8 të botuar në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Sigal Prishtina është ekipi që duhet të paguajë më së shumti, 100 euro për shkak të hedhjes së shkrepëseve gjatë dhe pas përfundimit të derbit ndaj Pejës nga ana e publikut.
Trajneri i Pejës, Branimir Pavic, gjobitet me 75 euro për shkak të gabimit teknik po në këtë ndeshje, të cilën në fund e fitoi Peja.
Ndërsa nga përballjet tjera, basketbollisti me përvojë i Trepçës, Gazmend Asllani, është gjobitur me 50 euro për shkak të gabimit teknik, sikurse edhe ndihmës trajneri i Yllit, Beqir Berisha, për shkak të gabimit teknik në përballje ndaj Bashkimit, me 75 euro.