PËRMBLEDHJA E XHIROS V
E vetmuar pa humbje, Malaga
14 November, 2015 @2:52
GRUPI D
Dy skuadra, njëra pa humbje, tjetra pa fitore, po gjenden në Grupin D. Unicaja Malaga, e befasoi gjigantin rus CSKA Moskën, duke e mposhtur me rezutlat 86-78, derisa në këtë grup dhe në përgjithësi në Euroleague, skuadra italiane Sassari, ende nuk arriti ta mposht ndonjë skuadër pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.
GRUPI A
Fenerbahçe, në ndeshjen për krye të tabelës me Khimkin, doli fitues në Stamboll. Djelmoshat e trajnerit të suksesshëm, Zeljko Obradovic, e mposhtën kundërshtarin me rezultat 88-83, ndërsa kampioni aktual i Euroleagues, Real Madrid, u befasua nga Strasbourgu, 93-86. Skuadra franceze, e kishte befasuar edhe Fenerbahçen në javën e dytë.
GRUPI B
Java e pestë në këtë grup kaloi me superderbin ndërmjet Anadolu Efes dhe Olympiacosit. Ndeshjen e fitoi gjiganti grek Olympiacos pas vazhdimeve me rezultat 91-87 dhe gjendet në krye të tabelës me 4 fitore e vetem një humbje, ndërsa Efesi me 2 fitore e 3 humbje, është vendosur në pozitën e katërt.
GRUPI C
Epitetin e të pamposhturit të Lokomotiv Kubanit, ia mohoi Barcelona, duke e mposhtur këtë javë me rezultat 72-68, derisa Panathinaikosi, pas dy humbjeve arriti të fitojë Zalgirisin, 91-56. Kampioni aktual i Turqisë, Pinar Karsiyaka, ku luan edhe Kosovari, Kenan Sipahi, e regjistroi fitoren e dytë pas pesë ndeshjeve.
Video
Top 10 akcionet