PËRMBLEDHJA
E nënta për kampionin, e para për Brooklynin
12 November, 2015 @13:50
Kampioni aktual i NBA-së, Golde State Warriors, po vazhdon dominimin pa humbje në ligën më të fortë në botë.
Luftëtarët, fitoren e nëntë e regjistruan kundër Memphis Grizzlies, duke i mposhtur me rezultat 100-84, derisa lojtari i ndeshjes, si në shumicën e rasteve, u bë Stephen Curry me 28 pikë të shënuara.
Golden State, pas 9 ndeshjeve, ende nuk e shijoi humbjen në këtë stinor.
Fitorja e parë e Brooklyn Netsit
Befasia e natës u bë në Toyota Center, në përballjen ndërmjet Houston Rockets - Brooklyn Nets.
Lojtarët e Houstonit, kanë menduar se do të fitojnë sigurt, por Brooklyn Nets, i befasoi të gjithë të pranishmit në Toyota Center, duke triumfuar me rezultat 106-98.
Video
10 akcionet
REZULTATET
Charlotte - New York | 95 -93 | ||
Orlando - Lakers | 101 -99 | ||
Philadelphia - Toronto | 103-119 | ||
Boston - Indiana | 91-102 | ||
Atlanta - New Orleans | 106-98 | ||
Dallas - Clippers | 118-108 | ||
Houston - Brooklyn | 98-106 | ||
Memphis - Golden State | 84-100 | ||
Denver - Milwaukee | 103-102 | ||
Sacramento - Detroit | 101-92 | ||
Portland - San Antonio | 101-113 |