TRAJNERI I PEJËS
Treguam karakter
12 November, 2015 @9:08
Trajneri kroat i Pejës, Branimir Pavic, është shprehur të jetë i gëzuar për fitoren e arritur ndaj Levskit mbrëmë.
Ai ka thënë se karakteri i lojtarëve ka bërë që Peja të mos dorëzohet në asnjë moment dhe të arrijë deri te fitorja.
“Kemi pasur disa ndeshje të vështira këto ditë, duke e llogaritur edhe këtë ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Levski. Ne kemi treguar karakterin e fortë të lojtarëve tanë në këtë ndeshje,” ka thënë ai për faqen zyrtare të Balkan League pas fitores.
Peja ka shënuar fitoren e dytë në Grupin B mbrëmë, ndërsa i ka shkaktuar Levskit humbjen e parë në këtë grup.
Përballjen e radhës, Peja e luan ndaj Lovçenit në Cetinje të Malit të Zi, derisa ekipi në fjalë nuk ka shënuar ende asnjë fitore në grup.