NGA INFORMATORI NR. 12
Dënimet nga derbi Trepça - Bashkimi, mbi 1 mijë euro
22 December, 2016 @22:29
Në Informatorin e xhiros së XII të Superligës të botuar nga FBK është bërë e ditur se rezultatet janë regjistruar me ato të arritura në fushë, ndërsa dënimet më të mëdha kanë qenë në ndeshjen derbi të xhiros, Trepça-Bashkimi.
Trepça është gjobitur me 600 euro në total nga Komesari i Garave, ndërsa Bashkimi me 450 euro.
Trepça gjobat i ka marrë për:
1. Hudhje e shkrepëseve, konform Nenit 49.3, 300 euro.
2. Ndezje e mjeteve plasëse, konform Nenit 49.10, 300 euro.
Te Bashkimi gjobat kanë ardhë për individë:
1. Trajneri Dragan Radovic, hyn deri në mes të fushës së lojës për të protestuar vendimin e gjyqtarëve, gabim teknik i përsitur, konform Nenit 50.2, 150 euro.
2. Udhëheqësi teknik i Bashkimit, Shpend Bajrami, është raportuar pas përfundimit të ndeshjes, nga gjyqtarët Elion Obërtnica dhe Artan Gashi për kërcënime dhe ofendime, konform Nenit 50.4, 300 euro.
TJERA:
Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje dënime nuk ka pasur, përveç qendrës amerikane të Sigal Prishtinës, M. J. Rhett që është gjobitur me 100 euro për shkak të gabimit teknik të përsëritur.