ANDIN RASHICA
Më tepër nuk mundesh me 6 lojtarë
22 December, 2016 @9:54
Sigal Prishtina pësoi humbjen e katërt të stinorit në BIBL pardje. Ekipi bardhekaltër po vuan në mungesë të lojtarëve dhe tashmë pas 6 ndeshjeve të zhvilluara ka bilanc 2-4.
Pas ndeshjes së humbur së fundi ndaj Teodos, me 20 pikë dallim, ndihmës-trajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica, për faqen zyrtare të ligës ballkanike ka thënë se kjo është e tëra që mund të bëj një ekip me 6 lojtarë.
TABELA AKTUALE E GRUPEVE NË BIBL
“Një fitore e merituar e ekipit vendas. Ne luajtëm me 6 lojtarë dhe praktikisht nuk kemi stërvitje normale qe 20 ditë. U bëmë ballë rivalëve në pjesë të parë, sidoqoftë një ekip basketbolli duhet të ketë 12 lojtarë dhe ne nuk i kemi tash. Shpresoj që do të sjellim edhe disa lojtarë dhe të jemi në gjendje të arrijmë synimet,” ka thënë Rashica shkruan balkanleague.net.
Bardhekaltërit ndaj Teodos u paraqitën me Drilon Hajrizin, vëllezërit Rugova, kapitenin e përhershëm Edo Azemidhe dyshen amerikane M. J. Rhett e Jabarie Hinds. Të rinjtë nuk fituan rastin në këtë ndeshje, përveç Rinor Pecit të talentuar që luajti 55 sekonda.
RAPORTI I NDESHJES: Teodo - Prishtina
Viti 2016 tashmë për Prishtinën ka përfunduar në BIBL, ndërsa rastin për përmirësim do ta kenë që nga 10 janari i vitit të ardhshëm, kur presin ekipin bullgar, Beroe, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.