DËNIMI
Dënohet Olympiacosi
13 August, 2013 @18:11
Pasi që u mposhtën në finalen e ligës greke të basketbollit nga Panathinaikosi, skuadra e Olympiacosit pësoi edhe një goditje nga federata greke.
Trazirat e tifozëve të kampionit europian në ndeshjen e tretë finale të Play-Offit të Greqisë dhe ndeshja kishte përfunduar 20-0 në të mirë të rivalëve të përbetuar të tyre.
E tash Federata e Basketbollit të Greqisë, i ka dënuar kampionët europian me 40 mijë dollarë dhe nisjes së stinorit të ri me minus dy pikë.
Ky nuk është dënimi i parë për ekipin e Olympiacosit që arriti fronin europian në dy stinorët e fundit, pasi që edhe në finalen e dy stinorëve më parë, ata ishin dënunar me Zhvillimin e gjashtë ndeshjeve pa praninë e tifozëve.