PAUL PIERCE
D-Will MVP
11 August, 2013 @12:05
Pas një shkëmbimi në mes të skuadrave Boston e Brooklyn, Paul Pierce dhe Kevin Garnett, kaluan në radhët e Brooklyn Nets.
Paul Pierce shpreson shumë në skuadrën e tij të re për stinorin e ardhshëm. Gjatë një interviste të dhënë për faqen zyrtare të ligës, nba.com ai ka thënë se bashkëlojtari i tij Deron Williams do të jetë kandidat për MVP.
“Nuk kam asnjë dilemë që Deron Williams është lojtari më i mirë i skuadrës. Sipas mendimit tim, ai do të jetë njëri ndër kandidatët për çmimin MVP,” ka thënë Pierce.
Pierce i cili kaloi 15 vite në Boston Celtics gjatë verës u bë pjesë e skuadrës së Brooklyn Nets. Ai fitoi njëherë titullin e kampionit të NBA me keltët në vitin 2008.
Video
Deron Williams