Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERTALENTI

Kenan Spahi kërkohet nga Efesi

Kenan Spahi kërkohet nga Efesi


7 August, 2013 @13:24

Performanca e mrekullueshme e Kenan Spahisë në Kampionatin Europian me përfaqësuesen U18 të Turqisë, ka bërë që skuadrat e mëdha të kërkojnë ta transferojnë atë.

Njëra prej këtyre skuadrave është edhe gjiganti turk, Anadolu Efes, i cili drejtohet nga trajneri me prejardhje shqiptare, Oktay Mahmudi.

Birraria turke më parë kishte arritur marrëveshje me plejmekerin turk, Tutku Açik, mirëpo pasi ky i fundit kaloi te skuadra e Trabzonsporit, kanë filluar të përhapen spekulimet të shumta nga mediat turke rreth transferimit të Kenan Spahisë, i cili luan në pozitë të ngjashme sikurse Açik.

Tek ekipi i Efesit këtë stinor do të luajë edhe kroati, Zoran Planiniç dhe kjo mund të jetë një arsye shtesë për kompletimin e transferimit të talentit kosovar te bardhekaltërit e Stambollit, pasi Kenani në intervistat e tij të mëparshme kishte thënë se gjithmonë ka pasur dëshirë të jetë bashkëlojtar me kroatin.

Përndryshe, emri i Spahisë është përmendur edhe me gjigantin tjetër nga Turqia, Fenerbahçe Ulker.

Kenan Spahi, pasi u shpall lojtari më i vlefshëm dhe u bë kampion me përfaqësuesen e Turqisë në Kampionatin Europian U18, është kthyer në Kosovë për t’i kaluar pushimet me familje.

Basketbollisti 18 vjeçar në stinorin e fundit ka pasur mesatare prej 6.9 pikëve, 2.8 asistimeve dhe 1.3 kërcimeve në Superligën e Turqisë me ekipin e tij, Tofas.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague