Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEREKU I TRETË VENDOSI DERBIN

Derbi i takon Vushtrrisë

Foto: KBVushtrria/ fb

Derbi i takon Vushtrrisë


27 January, 2023 @11:45

Çereku i tretë është treguar vendimtar, ndërsa derbi i Ligës së Parë të Kosovës i ka takuar Vushtrrisë, që në një përballje vërtetë interesante për ligën, ka mposhtur Istogun për të vulosur kreun e renditjes.

Ekipi i Gazmend Asllanit ka fituar derbin me 10 pikë dallim, ndërsa rikthimi i madh u bë në dhjetëminutëshin e tretë të ndeshjes, kur vushtrriasit dominuan në mbrojtje për të ndalë Istogun e Fikret Shatrit në 4 pikë, duke i shënuar atyre 18, që edhe solli fitoren në fund, Vushtrria 81-71 [19-17, 22-26, 18-4, 22-24].

Ramadan Zekiqi dha më së shumti pikë në këtë fitore, 22. Ndërsa “ujku i vjetër” Besnik Azemi bëri double-double me 14 pikë e 14 kërcime në fitore. Njëjtë kreu ndeshjen edhe Albion Imeri që shënoi 14 pikë e bëri 10 kërcime.

TABELA AKTUALE

Arian Azemi me 17 pikë e 8 asistime ishte më i dalluar te Istogu, por as ai e as ndihma e bashkëlojtarëve si Mirlind Zekaj me 16 e Diamant Shabani me 14 nuk arritën që të shkrijnë epërsinë e vendasve, për t’ua mohuar fitoren.

Me fitore Vushtrria bën bilancin 18-5 dhe përforcon lidershipin në renditje, ndërsa Istogu pëson humbjen e gjashtë të stinorit duke bërë bilancin 16-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë