Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E JAVËS

Derbi kosovar në Ligën Unike

Derbi kosovar në Ligën Unike


Teksti: LigaUnike

30 November, 2021 @11:41

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën Unike të femrave.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet mes Prishtinës dhe Penzës. Të dy skuadrat e filluan me fitore kampionatin dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive. Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të Superkupës së Kosovës dhe asaj Mbarëkombëtare, ku fitore shënuan vashat pejane, ndërsa vashat prishtinase në Superligën e Kosovës kanë tetë fitore, duke mos pësuar asnjë humbje.

Sfida e dytë pritet të jetë interesant mes Partizanit dhe Flamurtarit të Vlorë, ku do të mësohet se cila skuadër do të shënojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Unike. Rivaliteti i këtyre skuadrave nga Superliga e Shqipërisë do të bartet në Ligën Unike.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes Tiranës dhe Bashkimit. Skuadra tiranase shpreson në fitoren e parë këtë edicion, ndërsa prizrenase të dytën, kurse ka ambicie të larta në këtë edicion të garave.

Liga Unike e Femrave - Java 2

E mërkurë

17:00 Prishtina - Penza
19:00 Partizani - Flamurtari

E enjte

17:00 Tirana – Bashkimi


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike