Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VRESHTARËT

DeShawn Wilson Jr. shtesa e radhës te Rahoveci

DeShawn Wilson Jr. shtesa e radhës te Rahoveci


24 January, 2022 @16:00

Rahoveci që po mëton ngritjen në renditje të Superligës dhe luftë më të madhe në Ligën Unike, dje ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, DeShawn Wilson Jr.

Playmakeri që ka qenë pjesë e ekipit të Araratit në Armeni përgjatë pjesës së parë të këtij stinori ka pasur performancë mjaft të mirë atje dhe sipas statistikave, ai ka shënuar 27.5 pikë mesatarisht për ndeshje.

deshawn wilson jr dd

Wilson Jr 175-centimetra i gjatë ka gjithashtu 6.5 asistime për ndeshje dhe 4.6 kërcime për ndeshje, derisa tash pritet të jep kontribut të ngjashëm nën urdhërat e Ljupcho Malinkovit te vreshtarët.

Rahoveci më 26 janar do të luajë ndaj Teutës në kuadër të Ligës Unike, ndërsa më 29 janar pret Bashkimin në Mizahir Isma. Në njërën nga këto ndeshje, nëse do të jetë gjithçka në rregull me dokumentacion, pritet të debutojë lojtari në fjalë.

DeShawn Wilson Jr.

Në Superligë, Rahoveci është i parafundit në renditje tabelare me bilans 4-11, ndërsa në Ligën Unike skuadra ka bilans 3-5 dhe është në pozitën e gjashtë nga tetë pjesëmarrës aty. Përndryshe DeShawn Wilson Jr. ka ateruar në aeroportin e Kosovës në javën e kaluar dhe besohet që të jetë plotësisht i gatshëm për të qenë pjesë e ekipit startues që në përballjen e radhës te KB Rahoveci.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike