Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIVIER WURZBURG - DINAMO SASSARI

Dinamo fiton Fiba Europe Cup

Dinamo fiton Fiba Europe Cup


1 May, 2019 @21:07

Skuadra italiane Dinamo Sassari, duke e mposhtur skuadrën gjermane Oliver Wurzburg në dy ndeshjet finale, u shpall kampion në Fiba Europe Cup.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 89-84, derisa e dyta 81-79.

Gjatë gjithë ndeshjes nuk është ditur se kush do të fitonte finalen e madhe pasi që të dy skuadrat luajtën një lojë të fortë edhe në mbrojtje edhe në sulm. Në periudhën e fundit Sassari shënoi 17 pikë për dallim prej Wurzburg që shënuan 14 pikë dhe kjo ndikoi në përcaktuesin e fituesit.

Basketbollisti më i mirë për Sassarin ishte Dyshawn Pierre i cili shënoi 19 pikë dhe bëri 7 kërcime, derisa te gjermanët e Wurzburgut basketbollisti më i mirë ishte Cameron Wells i cili bëri shifrat double-double duke shënuar 18 pikë dhe 10 asistime.

Pjesë e skuadrës kampione Dinamo Sassari është edhe basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth, i cili nuk luajti për shkak të lëndimit.

 


 
Të gjitha lajmet nga International