Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDANËT - AS PRISHTINA

Dion Haxhosaj fantastik, çereku i fundit vendimtar

Dion Haxhosaj fantastik, çereku i fundit vendimtar


7 December, 2021 @20:27

Skuadra e AS Prishtinës ka arritur të shënojë fitoren e tretë me radhë në Ligë të Parë dhe me këtë të mbyllë pjesën e parë të stinorit me bilans pozitiv, 5-4.

Jo lehtë ka kaluar dueli ndaj Dardanëve të Klinës, të cilët kanë qenë mjaft rezistues përgjatë gjithë ndeshjes dhe vetëm në 10-minutëshin e fundit prishtinasit kanë arritur të shkëputen në rezultat për të fituar lojën, Dardanët - AS Prishtina 84-96 [28-23, 18-22, 21-23, 17-28].

TABELA AKTUALE

Dion Haxhosaj ka pasur paraqitje për tu mbajtur në këtë lojë, pasi që kreu lojën me 42 pikë e 23 kërcime si dhe 3 asistime. Ndërsa me 18 pikë tjera në fitore është dalluar Rron Kurti, që shtoi në llogari të tij edhe 7 kërcime e 2 asistime.

Te Dardanët loja e mirë e Nicholas Paul dhe Mirlind Zekaj me nga 24 pikë të shënuara secili, nuk mjaftoi për fitore.

Pas kësaj fitoreje AS Prishtina ka bilans 5-4, ndërsa Dardanët kryejnë pjesën e parë të stinorit me bilans 4-5.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë