Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAHIM VESELI

Do të rikthehemi

Brahimi Veseli, ndihmës-trajner i KB Trepça/ Foto: sshot/yt

Do të rikthehemi


17 January, 2022 @2:03

Trepça në vitin 2022 ende nuk ka shënuar fitore në Superligë. Dy ndeshjet derbi që i kishte në Minatori i humbi (ndaj Yllit dhe ndaj Prizreni-16), ndërsa për deklaratë pas ndeshjes nuk ka qenë i gatshëm trajneri Lubomir Minchev dhe në vend të tij deklaratë pas ndeshjes dha ndihmës-trajneri i Trepçës, Brahim Veseli.

Veseli ka folur për lojën e Trepçës të dielën ndaj Prizreni-16 dhe ka treguar që një gjë e tillë edhe mund të ndodh.

Brahim Veseli, KB Trepça

“Problemi nuk është që mungoi dëshira apo nuk luftuam, por problemi që nuk shënuam nga pozitat që i patëm. Ndodh të kesh një kësi dite. Ata ishin në ditën e tyre. Ndodh kjo,” ka thënë fillimisht ai, duke theksuar se i vjen keq nga tifozëria që nuk arritën t’i shpërbejnë me fitore, përkundër përkrahjes së parezervë të tyre.

Sa i përket humbjeve të rreshtuara të Trepçës së fundi, ndërsa vitin 2022 ende pa fitore Veseli ka vlersuar se ekipi do të rikthehet shpejt.

TABELA AKTUALE

“Filluam keq dy ndeshjet kryesore. Nuk jemi në formën e duhur. Kampionati është i gjatë, do të kthehemi gjithsesi,” ka thënë ai.

Ndërsa për përforcimet e bëra të Trepçës në afatin kalimtar dimëror, që ende s’po shfaqin të priturat - ai ka thënë se pritet të hynë në formë shpejt.

HIGHLIGHTS: Trepça-Prizreni’16

“Sa i përket prurjeve të reja, nuk është që nuk jemi të kënaqur, por janë duke e marrë formën e tyre. Besoj që me Dritën do të rikuperohemi dhe kthehemi,” ka përfunduar Veseli.

Trepça pas 16 xhirosh në Superligë ka bilans prej 10 fitoresh e 6 humbjesh, ndërsa ekipi është në pozitë të tretë të renditjes tabelare.

Mitrovicasit duelin e radhës e luajnë ndaj Dritës, këtë mesjavë. Drita është skuadra e vemte në Superligë që ende s’ka shijuar fitoren këtë edicion.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga