PRISHTINA

Don Polloshka debuton te Prishtina
3 October, 2019 @15:26
Në fitoren që Prishtina e shënoi mbrëmë ndaj Prizrenit në shtëpi, fitore që ishte e para e sezonit për kampionin në fuqi të Kosovës, te bardhekaltërit debutoi i riu Don Polloshka.
17-vjeçari Polloshka në takimin e tij të parë luajti për gjithsej 3 minuta, ndërkohë që shënoi 3 pikë si dhe e realizoi një asistim.
Për lojtarin në fjalë kjo ishte paraqitja e parë në nivelin senior, ndërkohë që sivjet në garat vendore ai do të luajë me licencë të dyfishtë, pra përveç që do të jetë pjesë e seniorëve të Prishtinës, ai gjithashtu do të vazhdojë të luajë edhe për skuadrën M-Junior, te e cila është pjesë prej moshës 7-vjeçare.
Gjithashtu, Polloshka vazhdon të jetë pjesë e rregullt e skuadrave zinxhirë të përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Së fundi, ai ishte pjesë e listës së grumbulluar nga Kosova U18 në ndeshjet e zhvilluara në muajt korrik e gusht të këtij viti.