Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBETET BARDHEKALTËR

Don Polloshka mbetet te Prishtina

Don Polloshka mbetet te Prishtina


16 August, 2021 @13:47

Basketbollisti i ri dhe që mëtohet të tej interesant për të ardhmen, Don Polloshka, ka vazhduar kontratën me Prishtinën edhe për një stinor.

Prishtina ka zyrtarizuar lajmin para pak çastesh, ndërsa Doni do të jetë deri në fund të edicionit 2021/22 aty.

Bardhekaltërit përveç garave vendore do të garojnë edhe në BIBL këtë stinor, që pritet t’i sjellë përvojë lojtarëve vendorë.

Don Polloshka

Në anën tjetër, Prishtina ka shkruar se është e lumtur me vazhdimin e kontratës së një punëtori si Doni.

“I riu i shumë talentuar Don Polloshka vazhdon të jetë me SIGAL Prishtinën edhe për këtë edicion. Jemi të lumtur që kemi pjesë tonën një talent e një punëtor kaq të madh si Doni,” ka njoftuar rekord kampionja e Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga