Të gjitha lajmet

I RIU

Donat Rexhepi tregon planet derisa po ngritet si lojar në SHBA

Foto: FBK

Donat Rexhepi tregon planet derisa po ngritet si lojar në SHBA

Teksti: FBK

28 July, 2020 @15:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë disa basketbollistë/e të Kosovës që po luajnë me sukses, derisa numri i tyre po rritet.

Njëri ndër ta është edhe Donat Rexhepi. 18-vjeçari, i cili ka luajtur për grupmoshat e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje 1 vjeçare me një ndër shkollat më me renome në SH.B.A. “Miami Prep”.

Për ish-basketbollistin e Kerasan Prishtinës ky pritet të jetë vetëm fillimi, në një aventurë të suksesshme në SHBA.

“Kalimin në SHBA më kanë mundësuar trajnerët Dritëro Sefaja, Kirk Meyerson edhe shkolla Salesian College Preparatory. Jam diplomuar në Salesian, kurse tani hapi tjetër është të luaj me një program tjetër në Floridë, Miami Prep. Shpresoj se do të kaloj në ndonjë kolegj D1 pas këtij sezoni”, ka thënë Rexhepi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për ndjenjën për të luajtur për Kosovën.

“Të luaj për Kombëtaren A është gjithmonë prioriteti më i madh sa i përket basketbollit. Gara që e pres me padurim është gjithmonë Kampionati Evropian, sepse mund të prezantoj shtetin dhe të luaj së bashku me shokët ndaj Përfaqësueseve kundërshtare”, ka theksuar tutje Donat Rexhepi.

BOREA STATS

Denis Rabushaj dominoi edhe te kërcimet e ekipit

14 July, 2020 @22:50

Sikurse te koshashënuesit më të mirë, Denis Rabushaj ishte më i miri edhe te kërcimet. Rabushaj me 64 kërcime ishte…

BOREA STATS

Borea e treta në ligë me asistime

14 July, 2020 @22:41

Borea në Ligën e Parë ishte skuadra e tretë me më së shumti asistime (206 asistime). Asistuesi më i mirë…

BOREA STATS

Denis Rabushaj koshashënuesi më i mirë i Boreas 19/20

14 July, 2020 @22:30

Serinë e statistikave në Ligën e Parë po e përfundjmë me skuadrën e Boreas. Koshashënuesi më i mirë te skuadra…

NEW BASKET STATS

Drini Rexha në 8 ndeshje 98 kërcime

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

13 July, 2020 @11:42

Lojtari me më së shumti kërcime te New Basketi për stinorin 2019/20 ishte Drini Rexha. Rexha në 8 ndeshje sa…

NEW BASKET STATS

Hajriz Hazeri më i miri te asistimet e NewBasketit 19/20

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

13 July, 2020 @11:32

Sikurse te pikët e shënuara, edhe te asistime më i miri i skuadrës prizrenase New Basket ishte Hajriz Hazeri. Hajzeri…

Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë