Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMFOJNË SLLOVENËT!

Doncic me double-double, për të mbyllë Sllovenia Botërorin e shtata

Foto: FIBA

Doncic me double-double, për të mbyllë Sllovenia Botërorin e shtata


9 September, 2023 @15:51

Sllovenia ka mposhtur Italinë në ndeshjen për përcaktimin e pozitave 7-8 në kuadër të Kampionatit Botëror 2023 që po mbahet në Filipine, Indonezi e Japoni. Me lojën dominuese të Luka Doncicit, Sllovenia ka kaluar ngushtë Italinë, duke e mposhtur me 4 pikë dallim për të mbyllë Botërorin në pozitë të shtatë të renditjes, pasi që fituan ndeshjen, Italia 85-89 Sllovenia.

Doncic luajti me double-double në këtë fitore, duke shënuar 29 pikë dhe duke bërë 10 kërcime, ndërsa i munguan vetëm 2 asistime për të mbyllë duelin me triple-double. Pos Doncicit me 12 pikë te sllovenët e drejtuar nga Aleksandar Sekulic u dallua edhe Mike Tobey, ndërsa 10 të tjera i dha Zoran Dragic.

Italia e Gianmarco Pozzeccos përfundoi si e teta në Botëror me këtë disfatë, ndërsa në ndeshjen e sotme me 22 pikë koshashënuesi më i mirë ishte Marco Spissu, derisa 16 të tjera i dha Simone Fontecchio.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësueset e tjera