DREJT MEDALJES
Kanada historike! Shpërthen në pjesë të dytë, për të siguruar gjysmëfinalen
6 September, 2023 @16:25
Kanadaja ka shënuar fitore falë lojës më të mirë në pjesë të dytë të ndeshjes çerekfinale ndaj Sllovenisë, pasi që pjesa e parë shkoi barabartë.
Pas 20 minutash lojë, rezultati ishte 50-50, ndërsa çereku i tretë nisi më mirë për kanadezët që fituan këtë periudhë 30-21, ndërsa shtuan avantazhin më tej, për të fituar ndeshjen dhe për të siguruar gjysmëfinalen ndaj Serbisë.
Sllovenia edhe pse u mundua mjaft në çerek të fundit, nuk arriti të bëj më shumë, ndërsa dueli përfundoi me rezultat 100-89 në të mirë të kanadezëve, që siguruan gjysmëfinalen e Botërorit.
Lojtari i vetëm që arriti double-double ka qenë Shai Gilgeous-Alexander që dha 31 pikë dhe bëri 10 kërcime në fitore për ekipin e drejtuar nga Jordi Fernandez Torres, ndërsa pos tij RJ Barrett dha 24 pikë e 9 kërcime, kurse me nga 14 pikë ndeshjen e përfunduan Nickeil Alexander-Walker dhe Dillon Brooks.
Te Sllovenia Luka Doncic dha 26 pikë e 5 asistime, ndërsa 22 të tjera i shënoi Klemen Prepelic. Me këtë ekipi i drejtuar nga Aleksandar Sekulic në ditët e fundit luan për pozicionim prej 5-8.
Kanada u bë gjysmëfinalisjta e fundit, ndërsa ata biletën për finale do ta kërkojnë ndaj Serbisë. Në gjysmëfinalen tjetër ndeshen SHBA - Gjermania. Për Kanadën kjo është arritje historike, pasi që kombëtarja e tyre asnjëherë më parë nuk ka arritur në gjysmëfinale të Botërorit.
Dear RJ, WOW#FIBAWC x #WinForCanada pic.twitter.com/5OqazJoF1M
— FIBA Basketball World Cup 2023 (@FIBAWC) September 6, 2023
LUKA DOESN'T MAKE SENSE #FIBAWC x #WinForSlovenia pic.twitter.com/E7fCC8LcZ5
— FIBA Basketball World Cup 2023 (@FIBAWC) September 6, 2023
Luka vs Shai step-back three competition. NEED.#FIBAWC pic.twitter.com/EGQneI0qbr
— FIBA Basketball World Cup 2023 (@FIBAWC) September 6, 2023
There were no answers for Shai Gilgeous-Alexander, who popped off to take Canada to the Semi-Finals and earn TCL Player of the Game honors
— FIBA Basketball World Cup 2023 (@FIBAWC) September 6, 2023
31 PTS | 10 REB | 4 AST | 2 STL | 67% FG | 40 EFF#FIBAWC x #WinForCanada | #InspireGreatness pic.twitter.com/WeSThagWll