Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKANËT NË GJYSMËFINALE

SHBA tregohet e fuqishme, eliminon Italinë

Fotot: FIBA

SHBA tregohet e fuqishme, eliminon Italinë


5 September, 2023 @17:17

SHBA ka arritur që me fitore të thellë të eliminojë Italinë në çerekfinale të Botërorit të basketbollit 2023 dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinale të garës.

Amerikanët kanë fituar ndeshjen 100-63, duke treguar mbrojtje të fortë dhe duke nxjerrë italianët nga ritmi i lojës, ku këta të fundit shënuan vetëm 24 pikë në pjesë të parë.

Ka qenë Mikal Bridges që me 24 pikë të shënuara është treguar më efikasi te SHBA, ndërsa 18 pikë i shtoi Tyrese Haliburton e 12 të tjera Austin Reaves, për t’i sjellë fitore ekipit të drejtuar nga Steve Kerr.

Te italianët më efikasi ka qenë Simone Fontecchio me 18 të shënuara, ndërsa 11 të tjera dha Stefano Tonut. Italia tash do të luajë për pozicionim në Botëror, për vendet 5-8.

Ndërkaq SHBA pret fituesin e duelit Gjermania-Letonia në gjysmëfinale.

 


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësueset e tjera