Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VETËM 2 PIKË DALLIMI!

Gjermania eliminon Letoninë, për t’i dalë ballë SHBA-së

Fotot: FIBA

Gjermania eliminon Letoninë, për t’i dalë ballë SHBA-së


6 September, 2023 @12:34

Një gjysmëfinale e madhe pritet të jetë ajo mes Gjermanisë dhe SHBA-së, pasi që Gjermania mposhti sot Letoninë në çerekfinale të Kampionatit Botëror, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe interesante.

Panzerët falë një dallimi të vogël mbyllën pjesën e parë në epërsi 46-34 ndaj letonezëve, që kanë arritur maksimumin e tyre në një Botëror, ndërsa në pjesë të dytë çereku i tretë i lojës shkoi thuajse baraz 26-25 për tu bërë gjithçka interesante në fund të lojës, kur 1.45 minuta para fundit të ndeshjes epërsia ishte vetëm 79-73 në të mirë të gjermanëve. Ndërsa kur mbetën edhe vetëm 49 sekonda lojë, rezultati figuronte 79-77, pasi që Davis Bertans kishte shënuar për Letoninë.

Maodo Lo

Daniel Theis shënoi dy pikët e radhës për Gjermaninë 81-77 nga gjuajtjet e lira, ndërsa Arturs Zagars uli gjithçka në 81-79 në sulmin tjetër. Kur mbetën edhe 33 sekonda lojë, Dennis Schroder dështoi të shënonte, ndërsa Bertans shutin e fundit, që do të mund të bënte mrekullinë, nga largësia s’e qëlloi koshin për tu mbyllë gjithçka me 81-79.

Gjermania që duroi mjaft në fund në saje të mbrojtjes, pa katër lojtarë të saj të kryejnë ndeshjen me pikë dyshifrore, derisa më efikasi u tregua Franz Wagner me 16 të shënuara e 8 kërcime. 13 pikë dha Andreas Obst, ndërsa 12 të tjera i shënoi Moritz Wagner, për të çuar ekipin e Gordie Herbert në gjysmëfinalen e madhe ndaj SHBA-ve.

Germany vs Letonia

Historia letoneze do të mbajë mend gjeneratën që parakaloi në këtë Botorër në krye me trajnerin Luca Banchi, ndërsa Arturs Zagars me 24 pikë e 8 kërcime si dhe Davis Bertans me 20 pikë ishin më të dalluarit në betejën e fundit për ta.

Derisa Gjermania do të kërkojë finalen ndaj SHBA-ve, Letonia do të luajë për klasifikim përfundimtar, pozitat 5-8 në ditët në vijim.

 


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësueset e tjera