Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË FINALEN E PARË!

Gjermania me rekord pikë, arrin finalen e parë dhe historike!

Fotot: FIBA

Gjermania me rekord pikë, arrin finalen e parë dhe historike!


8 September, 2023 @20:10

Gjermania ka shënuar historinë e vendit në kuadër të Kampionateve Botërore të basketbollit. Ekipi i drejtuar nga Gordie Herbert ka mposhtur SHBA-në në gjysmëfinale të Botërorit për të siguruar finalen e parë për vendin!

Gjermania mposhti SHBA-të 113-111 pas një çereku të tretë briliant të luajtur, ndërsa në të katërtin duruan gjithçka për të luftuar deri në sekondat e fundit, ashtu që të shpiejnë ekipin në histori.

germany

Kjo ka qenë ndeshja me më së shumti pikë të shënuar në histori të gjysmfinaleve të Botërorëve, ndërsa Gjermania do të luajë ndaj Serbisë në finalen e së dielës, ku këta të fundit mposhtën Kanadën në gjysmëfinalen tjetër.

Statistikisht, Gjermania mposhti fizikisht SHBA-të, duke qenë se arriti 12 kërcime në sulm dhe duke shënuar nga rasti i dytë, 25-8 karshi amerikanëve, që bëri edhe dallimin kryesor në ndeshje.

Andreas Obst me 24 pikë e 6 asistime, Franz Wagner me 22 pikë, 5 kërcime e 2 asistime, ndërsa Daniel Theis me 21 pikë, 7 kërcime e 2 asistime ishin më të mirët dhe violinat kryesore të paraqitjes gjermane, ndërsa te kundërshtari me 23 pikë u dallua Anthony Edwards.

“Mënyra se si luajtëm bashkë, se si u bashkuam në momente të vështira bëri që të shënojmë pikë të mëdha kohë pas kohe në lojë. Të kënaqemi sonte, ndërsa të bëhemi gati për ndeshjen e madhe të së dielës. Por, ne ende nuk jemi aty ku duam të jemi. Ky grup lojtarësh dëshiron të artën,” ka thënë Herber pas ndeshjes.

 


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësueset e tjera