Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - PRIZRENI

Dramë në fund, Prishtina triumfon

Dramë në fund, Prishtina triumfon


22 October, 2022 @20:54

Edhe pse Prishtina në çerek të tretë bëri një dallim dhe dukej më afër fitores, ka qenë Prizreni që ka treguar luftë deri në momentin e fundit të ndeshjes, ndërsa ka qenë shumë përmbysjes së madhe.

Kur Prishtina 50 sekonda para fundit të lojës udhëhiqte me 89-80, Meriton Ismaili me dyshe, Qëndrim Ajazaj dhe Ivan Koljevic me treshe të shënuara bën rezultatin 89-88, 10 sekonda para fundit të ndeshjes!

Topi te Prishtina, faul i menjëhershëm nga Prizreni, Dustin Thomas shënon një nga dy tentime, ndërsa në 8 sekondat e mbetura Prizreni nuk arriti që të shënojë nga dy raste, njëherë Dachon Burke e pastaj edhe topin e kapur në sulm, e humb Koljevic për përfundimtaren 90-88 në të mirë të Prishtinës.

TABELA AKTUALE

Dardan Berisha me 24 pikë të shënuara, 3 asistime e 5 kërcime ka qenë më efikasi te Prishtina sonte, ndërsa 21 pikë tjera i shënoi Jan Palokaj, që bëri edhe 5 asistime e 4 kërcime.

Dustin Thomas kreu lojën me double-double prej 16 pikëve dhe 17 kërcimeve!

Meriton Ismaili luajti lojën më të mirë prej se ka ardhur te Prizreni karshi ish-ekipit të tij. Ai shënoi 22 pikë e 12 kërcime për Prizrenin sonte, ndërsa ishte edhe bashkëkoshashënuesi më i mirë i ekipit, me Dachon Burken.

Ivan Koljevic kreu lojën me 12 pikë, 8 asistime e 7 kërcime - që s’mjaftuan pas gabimit në fund, ndërsa me 12 pikë luajtën edhe Urim Zenelaj (double-double, 14 kërcime) dhe Wayne Arnold.

Me fitore, Prishtina mbyll ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës me bilanc 5-2, ndërsa Prizreni me bilanc negativ, 3-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga