Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA PËSON PËR HERË TË PARË NË BIBL KËTË STINOR

Dramë në Karagaç, Peja mposhtet minimalisht pas vazhdimeve!

Pamje nga ndeshja e sontme/ Foto: HapoelBeerShevaBC/ fb

Dramë në Karagaç, Peja mposhtet minimalisht pas vazhdimeve!


29 December, 2022 @22:57

Në njoftimin pas ndeshjes, Peja shkroi “na mungoi fati”. Mirëpo, ekipi kishte mundësi të mirë që të përfundonte ndeshjen në kohë të rregullt me fitore në duelin ku dy ekipet deri tash nuk njihnin humbje. 47 sekonda para fundit të ndeshjes, Peja kishte epërsi 5-pikëshe, 87-82. E deri në fund të ndeshjes pranuan 7 pikë tjera, duke shënuar 1 për tu mposhtur!

Verdhezinjtë pas vazhdimeve, për një pikë nuk i bënë ballë Hapoel Beer Shevës dhe në fund u mposhtën 88-89 [16-14, 20-23, 19-22, 22-18, 11-12]. Koshi i fitores erdhi nga Igor Koulechov 1.4 sekonda para fundit të ndeshjes, për të bërë ekipin izrealit të vetmin të pamposhtur këtë stinor në BIBL pas pesë ndeshjeve të zhvilluara aty.

Pejanët pësuan për herë të parë këtë stinor në BIBL dhe tashmë kanë bilancin 4-1! Ka qenë Rodney Purvis që barazoi rezultatin në fund të ndeshjes për 77-77, ndërsa çoi ndeshjen në vazhdime.

Derisa Purvis kreu ndeshjen me 26 pikë për Pejën, ka qenë Khaliq Spicer që kreu lojën me double-double prej 18 pikësh e 16 kërcimesh, që në fund s’dolën të mjaftueshme për fitore.

Te Hapoel Beer Sheva më efikasi ishte David Efiyani me 17 pikë.

Kjo ka qenë edhe ndeshja e fundit e vitit 2022 në stinorin 2022/23 në BIBL, ndërsa liga vazhdon më 17 janar 2023, ku Hapoeli luan ndaj Budivelnykut, ndërsa më datën 18 janar Bashkimi udhëton te Milenijumi malazez.



TABELA AKTUALE E BIBL 22/23:

Hapoel Beer Sheva 5-0
Peja 4-1
Budivelnyk 3-1
Milenijum 1-5
Beroe 2-2
Levski 1-3
Bashkimi 0-4

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League