LIPJANI - PEJA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Driloni me rekord të stinorit, Peja lehtë ndaj të fundit
1 December, 2019 @22:05
Skuadra e Pejës me performancën fenomenale të Drilon Hajrizit, e mposhti Lipjanin me rezultat 79-118.
Peja epërsinë e krijuar në çerekun e parë, e mbajti deri në fund të ndeshjes për ta regjistruar fitoren e dytë rresht.
Drilon Hajrizi ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Ai duke shënuar 43 pikë, e shënoi rekordin personal të stinorit, derisa në statistikat personale sonte i shtoi edhe 15 kërcime e 7 asistime.
Hajrizi u ndihmua edhe nga kroati Henrik Sirko me 31 pikë e 9 kërcime dhe Beq Kovaqi me 19 pikë të tjera.
Te Lipjani u dalluan Demarkus Stuckey Jr me 23 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, Devaughn Jenkins me 21 pikë e 10 kërcime dhe Egzon Hasani me 15 pikë.
Peja aktualisht ka bilanc prej 6 fitoreve e 6 humbjeve, derisa Lipjani ende nuk u njoftua me fitore këtë stinor.
Në xhiron tjetër Peja takohet me Trepçën, kurse Lipjani me Prishtinën.
LIPJANI - PEJA

1 December, 2019 @21:30
Skuadra e Pejës në çerekun e tretë përsëri e ngriti epërsinë që e kishte ulur Lipjani në fund të pjesës…
PJESA E PARË: LIPJANI - PEJA
1 December, 2019 @20:58
Ka përfunduar pejsa e parë në ndeshjen Lipjani - Peja. Pas 20 minutave lojë, rezultati është 37-48 në favor të…
LIPJANI - PEJA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
1 December, 2019 @20:40
Pas 10 minutave lojë, rezultati është 12-29 për Pejën. Drilon Hajrizi me 12 pikë është më i miri te Peja…
STATS
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
1 December, 2019 @20:36
Skuadra e Trepçës sonte u mposht nga Prizreni me rezultat 51-103. Në 14 xhirot e zhvilluara deri më tani,…
STARTING FIVE

1 December, 2019 @20:06
Janë caktuar pesëshet e para të Lipjanit dhe të Pejës. LIPJANI: Demarkus Stuckey Jr, Egzon Hasani, Milan Jovanovci, Fazli Vitia,…