NË GJILAN
Drita angazhon 4 lojtarë, kërkon Superligën
16 January, 2017 @23:32
Skuadra e Dritës nga Gjilani ka angazhuar 4 basketbollistë për pjesën e dytë të garave në Ligë të Parë të basketbollit të Kosovës.
Kushtrim Zeqiraj, Ylli Belegu dhe Lirion Asllani janë përforcimet vendore të ekipit bardhekaltër nga Gjilani, ndërsa për të qenë edhe atraktiv, ekipi ka angazhuar edhe ish-lojtarin e dikurshëm, qendrën Lawrence Donelson, që ka qenë më parë pjesë e Dritës në Superligë.
Drita ka përfunduar vjeshtën në Ligë të Parë me bilanc 5-2, ndërsa lidere është Borea e Pejës me bilanc 7-0.