Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL SERIES - LIGA E PARË

Drita barazon ose Rahoveci në Superligë

BOROZANI/Arkiv/Edrin Shkuliqi

Drita barazon ose Rahoveci në Superligë


28 April, 2016 @9:55

Skuadra e drejtuar nga Valentin Spaqi, KB Rahoveci, sot mund ta ketë ndeshjen e fundit të këtij stinori - nëse arrin fitore.

Kjo do të jetë shumë e lehtë për ekipin që është në formë të jashtëzakonshme dhe që nuk është mposhtur asnjëherë këtë stinor në Ligën e Parë, si gjatë stinorit të rregullt ashtu edhe në Play-Off.

SKEMA E PLAYOFFIT

Në anën tjetër, Drita do të kërkojë barazimin e serisë. Se për këtë kanë kapacitet gjilanasit treguan në ndeshjen e parë, kur iu afruan koxha shumë Rahovecit në çerekun e fundit.

Rahoveci udhëheq serinë 1-0 pas ndeshjes së parë. Ndërsa në Superligë futet ekipi që shpallet kampion i Ligës së Parë me dy fitore nga tre ndeshje potenciale.

Humbësi i finales, do të duhet të luajë ndeshje barazhi me ekipin e fundit të Superligës, Kerasan Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga