FITORE E RADHËS

Drita e sigurtë
3 April, 2016 @23:47
Një xhiro para fundit të stinorit të rregullt në Ligën e Parë të Kosovës, Drita pa telashe ka kaluar edhe pengesën e radhës, Neëborn Prishtinën.
Basketbollistët e ekipit gjilanas janë treguar dominues në parket duke shënuar fitore solide me mbi 20 pikë epërsi.
Me këtë fitore, Drita që tashmë ka siguruar pozitën e dytë në klasifikim, ka arritur bilancin 16-3, ndërsa Neëborni pas kësaj humbjeje ka bilanc 5-13.
Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt në Ligë të Parë Drita do ta regjistrojë edhe një fitore, pasi që Kalaja është tërhequr nga garat, kurse Neëborn luan derbin lokal ndaj Prishtinës së Re.