Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E "INTELEKTUALËVE"

Drita fiton për fije shprese PlayOffi

Drita fiton për fije shprese PlayOffi


3 March, 2023 @22:50

Drita ende nuk është dorëzuar në luftë për PlayOff të Ligës së Parë, derisa dy xhiro para fundit të stinorit të rregullt ka mposhtur Prishtinën e Re të rrezikuar për PlayOut 69-89 ashtu që të  mbajë gjallë shpresat së paku edhe për një xhiro.

Gjilanasit kanë shënuar fitore me 20 pikë dallim, ndërsa Qëndrim Demi me 16 pikë, 5 asistime e 11 kërcime si dhe Nart Llapashtica me 25 pikë, 1 asist e 10 kërcime kanë qenë më të dalluarit në fitoren e regjistruar sonte.

TABELA AKTUALE

Adrian Ibishi me 28 pikë ishte më efikasi te vendasit, që tashmë me largimin e Albert Sylejmanit drejt ekipit të vajzave të KBF Prishtina, po drejtohet nga trajneri me përvojë, Ibrahim Karabeg.

Drita, e pesta në renditje ka bilanc 17-11, ndërsa Prishtina e Re është me bilanc 9-19.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë