Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA e PARË

Drita njofton AS Prishtinën me humbje, bëhet lidere

Drita njofton AS Prishtinën me humbje, bëhet lidere


27 January, 2021 @22:38

Nuk ka më skuadër pa humbje në Ligën e Parë.

Drita duke e mposhtur AS Prishtinën me rezultat 85-71, e njoftoi kundërshtarin me humbjen e parë të stinorit.

Përforcimi nga amerika, Xavier Basmore, shkëlqeu me 33 pikë, 7 topa të rrëmbyer, 5 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Arian Memeti me 23 pikë e 15 kërcime dhe Bardh Jakupi me 17 pikë të tjera.

Te AS Prishtina u dalluan Alban Latifaj me 17 pikë, 8 kërcime e 5 asistime, Dardan Sejdiu e Kreshnik Muçolli me nga 15 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat i kanë nga 9 fitore e 1 humbje, derisa Drita rrëmben pozitën e parë nga AS Prishtina.

Në xhiron tjetër Drita takohet me New Basketin, kurse AS Prishtina me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë