Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AKTI I TRETË I FINALES, LUHET PËR EPËRSI

Dueli i tretë, për epërsi

Fotot: FBK

Dueli i tretë, për epërsi


11 May, 2023 @14:18

Trepça dhe Peja sonte prej orës 20:00 ndeshen në Minatori në duelin e tretë të serisë finale të Playoffit të Superligës. Dy përballjet e para, të dyja skuadrat i fituan si vendas, ndërsa sonte mitrovicasit presin rikthimin e epërsisë, pejanët do të tentojnë ta marrin atë për herë të parë në seri.

Xehetarët dje patën zhvillime të papritura në ekip, pasi që trajneri i tyre i deritashëm Engin Gençoglu u nda me ekipin, ndërsa klubi njoftoi se ekipin deri në fund të stinorit do ta udhëheq trajneri vendor, Ilir Selmani. Ky i fundit u angazhua në ekip gjatë janarit si ndihmës-trajner, në momentin kur ekipi bëri ndryshimet e fundit në shtabin teknik pas një krize që kishin me trajnerin Aleksandar Jonchevski.

Mikaile Tmusic @ Trepca vs. Peja

Në anën tjetër Peja nuk dëshiron që të humb edhe një finale. Ata u mposhtën në finalen e BIBL nga ekipi izraelit Hapoel Beer Sheva, për tu bërë nënkampion aty dhe tashmë dëshirojnë titullin dhe ndihen veçanërisht të motivuar pas performancës së treguar në duelin e fundit në Karagaç ku fituan thellë ndaj Trepçës.

PLAYOFF SKEMA

Referët e ndeshjes do të jenë dy të huaj dhe një vendor, prej të cilëve pritet të jetë Xhelal Mumini, që ka përvojë të madhe në basketbollin vendor. Kjo, pasi që ekipet janë dakorduar që gjatë Playoffit ndeshjet të drejtohen nga referë të huaj ashtu që të mos ketë dyshime lidhur me ndarjen e drejtësisë nga referët vendorë.

Arti Hajdari @ Trepca vs. Peja

Sa i përket basketbollistëve të skuadrave, akterëve kryesorë të ndeshjes, në përballjen e parë në TOP-3 sipas statistikave hynë Jamel Artis, Kendrick Brown dhe Drilon Hajrizi, ndërsa në përballjen e dytë në TOP-3 sipas statistikave hynë Jalen Tate, Larry Thomas dhe Arti Hajdari.

Ndeshjen e parë të serisë Trepça e fitoi 94-86, ndërsa të dytën Peja 107-79. Sonte?


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga